Nomiza

Go to content

Main menu

Kompania NOMIZA ofron zgjidhjen dhe merr përsipër Dezinfektimin, Dezinsektimin dhe Deratizimin e të gjitha llojeve të subjekteve.
Kompania NOMIZA e pajisur me liçensë lëshuar nga QKL, me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, është e specializuar në ofrimin e shërbimit të dezinfektimit, dezinsektimit, deratizimit të ambjenteve publike dhe private në territorin e Republikes së Shqipërisë. Kompania është e fokusuar në kontrollin dhe mbrojtjen e mjediseve të brendshme dhe të jashtme, nga të gjithë llojet e parazitëve dhe baktereve.
Në përputhje me rregulloret e tyre dhe në përputhje me direktivat e Shtetit Shqiptar për ruajtjen e higjienës, NOMIZA realizon sherbimin DDD duke respektuar metodat standarte Europiane të HACCP-së dhe OBSH-së.

Kjo kompani disponon 3 brigada me eksperiencë për realizimin e cdo shërbimi dezinfektimi, dezinsektimi apo deratizimi në cdo kohë, edhe kudo në Shqipëri. Infrastruktura e kompanisë NOMIZA lejon ofrimin e një shërbimi dhe menaxhimi fleksibël të kompanisë ndaj cdo kërkese dhe ankese të klienteve.
Strategjia e kompanisë NOMIZA është ofrimi i produkteve profesionale dhe arritja e rezultateve të sigurta në realizimin e shërbimit, në funksion të arritjes së objektivit “të bëhemi kompania e parë në Shqipëri në tregun e shërbimeve DDD.

 
Back to content | Back to main menu